Romët kërkojnë strehim

07/02/2012 00:00

Janë mbushur plot 7 ditë që familjet rome qëndrojnë të strehuara brenda institucionit të Avokatit të Popullit.

 Në një kohe kur temperaturat shënojnë nën zero, ata shprehen te kenaqur nga njera ane, pasi po qendrojne ne ambient te ngrohte dhe u eshte siguruar edhe ushqim, por nga ana tjeter ata kerkojne te strehohen e te sistemohen perfundimisht pasi nuk mund te qendrojnë të gjitha familjet ne nje vend, ku mungon uji i ngrohte.

Ministria e Punes ka ofruar ambientet e nje reparti ushtarak, i cili pritet qe te rehabilitohet per ta.

Çeshtja strehimit te 8 familjeve rome ka terhequr prej ditesh vemendjen e nderkombetareve, pasi eshte dhe nje nder 12 kriteret integruese te Shqiperise ne BE. Drejtori i Pergjithshem per ceshtjet e integrimit ne Komisionin Europian, Stefano Sannino i shoqeruar nga ambasadori i BE-së, Ettore Sequi kane vizituar Avokatin e Popullit Igli Totozani.

Sannino dhe Sequi i kane garantuar avokatit Totozani mbeshtejen tyre ne nismen e ndermarre per strehimin e  familjeve rome.

Bashkia hesht për strehimin e romëve

Ka kaluar një javë nga dita kur 8 familje rome u strehuan në ambientet e
institucionit të Avokatit të Popullit dhe akoma nuk është gjetur një
zgjidhje përfundimtare për strehimin e tyre.

Në këto ditë të ftohta kur temperaturat kanë zbritur ndjeshëm, familjet e pritura nga Avokati i Popullit Igli Totozani kanë braktisur çadrat në oborrin e institucionit dhe janë akomoduar brenda, në dhomat e vendosura në dispozicion të tyre.

Por ndonëse kushtet brenda janë të mira, tre fëmijë të vegjël romë janë dërguar një ditë më parë në spital, pasi kanë probleme shëndetësore si pasojë e qëndrimit në kushte të këqija, në kampin e ngritur nga Ministria e Punës në zonën e Tufinës ku qëndruan një vit.

Romët thonë se janë ndihmuar nga disa organizata jofitimprurëse me ushqime e ilaçe, por nga institucionet e shtetit nuk kanë marrë akoma një përgjigje për strehimin e tyre. Ata kanë ripërsëritur se nuk do të pranojnë të strehohen në ambientet e ish-repartit ushtarak në Kombinat, vendim ky i Ministrisë së Punës.

E pyetur nga Top News, Ministria e Punës ka deklaruar se kjo është e vetmja alternativë që ata kanë për zgjidhjen e strehimit për familjet rome, pasi çështja e strehimit nuk është kompetencë e këtij institucioni.
Por organizma ndërkombëtarë si “Amnesty International” janë shprehur kundër zgjidhjeve të përkohshme, siç është vendimi për strehimin te reparti ushtarak pasi sipas tyre. Ata i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të gjejnë sa më parë zgjidhje përfundimtare në bazë të konventave ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut.
 

Top Channel