Miratohet ndërtimi i linjës nënujore për energjinë

07/02/2012 00:00

Qeveria miratoi lejen për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit mes Shqipërise dhe Italisë.

Kjo linje nenujore, per te cilen po punohet prej disa vjetesh ne hartimin e kuadrit ligjor është parashikuar te kaloje ne detin Adriatik dhe nepermjet Vlores, te eksportoje ne Brindizi energji elektrike. Sipas kryeministrit Berisha ky eshte nje zhvillim me rendesi te jashtezakonshme, pasi lidhjet energjetike me tregun italian te energjise, kane rendesi jo vetem strategjike, por jane nje hap madhor ne realizimin e projektit per shnderrimin e Shqipërisë, në një superfuqi të vogël energjetike në rajon.

“Tregu italian eshte nje nga tregjet me gllaberuese te energjise ne Europe dhe ne bote. Ndaj dhe qeveria eshte e vendosur te nxise dhe inkurajoje lidhjet nendetare me kete vend mik, ne menyre qe ne nje te ardhme jo te larget, energjia e rinovueshme, ne sasi te konsiderueshme te mund te eksportohet drejt Italise. Kerkesat jane te shumta. Kjo shkon plotesisht edhe me filozofine tone te liberalizimit te plote te tregut energjitik ne Shqiperi”, tha Berisha.
 
Kete vit Shqiperia do te nise tenderin per punet publike dhe aparaturat e kaskades se Devollit, nje investim qe shkon gjithsej 1 miliardë euro, pasi atje do te ndertohen tre hidrocentrale, nderkohe qe qeveria po vazhdon procedurat per te vene ne levizje mekanizmin per ndertimin e Skavices dhe per privatizimin e 5 hidrocentraleve te tjere me te vegjel.

Kryeministri Berisha disa here e ka shpallur fushen e energjise si me prioritaren dhe strategjiken per zhvillimin e qendrushem te vendit, nje fushe, e cila pritet te thithe investime te medha nga jashte. Per te lehtesuar investitoret e huaj, kryeministri Berisha ka bere edhe nje levizje tjeter, duke propozuar ndryshimin e ligjit per shtetesine dhe percaktimin e standardeve te reja. Keto standarde, mund t’u lejojne shtetasve te huaj qe investojne mbi 100 mije euro ne Shqiperi, te marrin shtetesine shqiptare.

“Dëshira për të investuar në Shqipëri dhe për të pasur shtetësinë shqiptare është reale. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, nuk është se nuk është dhënë apo është ndaluar , por tani duhet t’u jepet me ligj”, tha Berisha.

Top Channel