Kalaja e Ali Pashës, nevojë për ndërhyrje

06/02/2012 00:00

Kalaja e Tepelenës një prej monumenteve kryesore të mesjetës së vonë që
lidhen me periudhën e Ali Pashë Tepelenës kërcënon shembjen mbi rrugën
nacionale hyrëse për në qytet.

Çarjet në muret anësore, tri të tilla janë zgjeruar që prej apelit për situatën gjatë korrikut të vitit të kaluar. Pas këtij apeli në mesin e shtatorit Drejtoria rajonale e Monumenteve te Kulturës kreu një inspektim të gjendjes.

Pas inspektimit specialistët raportuan një carje gjatësore rreth 4 m me një gjerësi që shkon nga 20-30 cm, këto përmasa tashmë janë dyfishuar dhe kalaja qëndron kërcënueshëm drejtpërdrejt mbi rrugë. Kryetari i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci thotë se është e nevojshme një ndërhyrje emergjente jo vetëm për të shpëtuar kalanë por sidomos për të larguar rrezikun për jetët e njerëzve që përshkojnë rrugën.

Fondi i akorduar për pastrimin e mureve të kalasë duket se ka nxjerrë edhe më në pah carjet prej të cilave dy e përshkojnë nga lart-poshtë kështjellën. Monumenti paraqet dëmtime serioze të strukturës murale, ambjentëve të brendshme dhe degradim të terrenit mbajtës prej ujërave. Specialistët thonë se përvec shpëtimit nga shembja kështjella ka nevojë për një plan shpëtimi dhe funksionalizimi afatgjatë që do ta kthente atë në një monument turistik të vizitueshëm.

Top Channel