" /> ">

Dy atentate, në katër ditë

06/02/2012 23:58

Tirana ka kaluar sërish një mbrëmje traumatike. Ngjarja e ndodhur tek
“Komuna e Parisit”, ku humbi jetën një vajzë 25-vjeçare, e cila ishte
duke kaluar rastësisht në momentin e një shkëmbimi zjarri ka vazhduar
skenarin e saj.

Shenjestra e krimit te para kater diteve ne Tirane, Aleksander Gocaj, eshte vene serish ne kuadrin e nje tjeter tentative per vrasje. Kete radhe me ane te nje eksplozivi. Ne shasine e automjetit ne pronesi te tij, tip “Benz”, me targa gjermane KCJ 337, eshte gjetur nje sasi e madhe lende eksplozive. Automjeti ka qene ne perdorim nga nje e njohura e tij shtetasja Ada Thaqi 23 vjec, me banim ne Kombinat.

Forcat te shumta policore rrethuan automjetin ne zonen ku ishte i parkuar automjeti. Pasi kane evakuuar banoret e pallatit me te afert me makinen ku ndodhej eksplozivi kane bere edhe çaktivizimin e saj. Policia eshte vene ne gjurmim te autoreve te cilet dyshohen te jene po te njejtet te cilet kryen edhe krimin e rende te enjten ne mbremje.

Hetimet veshtiresohen, per shkak se edhe vete shenjestra e atentateve mohon te kete dijeni per atentatoret e tij.

Ndersa forca te shumta policie ishin te ngarkuara me kete ngjarje nje person u qellua tre here me arme zjarri pistolete ne automjetin e tij me targa te Tiranes ne kaun e drejtuesit, por per fat mire ka shpetuar.

Sipas te dhenave paraprake te policise, 30-vjeçari Hariz Hajredinaj, i cili priste te kalonte kryqezimin e rruges “Sami Frasheri” me Pallatet Agimi, kur atentatori eshte afruar automjetit te tij dhe e ka qelluar disa here me qelllim per ta vrare, vetem pak metra nga godina e Drejtorise se Policise se qarkut te Tiranes. I riu eshte shoqeruar menjehere ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Këto dy ngjarje ndodhin vetëm pak ditë pas vrasjes së një farmacisteje në zonën e Shkozës, në po të njëjtën natë nga ku në një atentat, mbeti viktimë kalimtarja Megi Jukiçi.

Top Channel