Berisha: Ekonomia po përballon krizën

06/02/2012 00:00

Duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryeministri Sali Berisha iu referua ekonomisë.

Ai tha se edhe ne kushtet e krizes, Shqiperia ka mundur te shenoje rritje, si dhe te garantoje rritjen e pagave dhe pensioneve. 

“Nëqoftëse ju do të lexoni për krizën e katër viteve të fundit do të gjeni se kjo është e vetmja ekonomi në Europë që në 4 vitet e fundit të marra së bashku ka patur 18 për qind rritje ekonomike dhe kjo rritje ekonomike është e certifikuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Në 4 vite të marra së bashku, kjo ekonomi ka bërë të mundur në katër vjet të dyfishohen rrogat e mësuesve, infermierëve, mjekëve, ndërkohë që në vendet e tjera, shkurtimi i rrogave ka qenë nga 25 në 40 për qind. Kjo ekonomi ka bërë që tre vitet e fundit të ketë mesatare 1 miliard dollarë investime. Kjo ekonomi është e vetmja ekonomi që krijoi dhe në kulmin e krizës vende të reja pune”, tha Berisha.

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta, që kanë mbërthyer vendin prej ditësh,
kanë bërë që kryeministri Sali Berisha në fillim të mbledhjes së grupit
kuvendor demokrat të theksojë, se qeveria do të bëjë maksimumin për të
ndihmuar njerëzit e bllokuar nga bora dhe se pavarësisht çmimit të
kripur, importi i energjisë do të vijojë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ajo të mos mungojë për shkak të furnizimit. Ne do ta blejmë ata sa kohë do ta gjemë në mënyrë që vendi të mos vuajë mungesën e saj. Në cdo rrethanë do të përballohet me ndërhyrjen e buxhetit sepse mundësitë e tjera janë ezauruar tërësisht. E vërteta është që pavarësisht nga reshjet e shiut apo borës në zonën verilindore të vendit, digat janë në nivelet më të ulëta historike të tyre”, tha Berisha.

Duke folur edhe për Konferencën e Mynihut, në të cilën mori pjesë, Berisha theksoi se është biseduar mbi projektin transadriatik që kalon në territorin e Shqipërisë që sjell 1 miliard euro investime.

“Eonomia shqiptare, në raport me atë globale është e vogël, por që në mënyrën më të shkëlqyer ia doli t’i shpëtojë krizës”, tha Berisha.

Top Channel