I ftohti që ka pushtuar gjithë Europën do të mbërthejë gjithë vendin tonë, duke nisur nga dita e diel.

Meteorologia Rezarta Xhakollari, sqaron se diten e diel pritet qe temperaturat te pesojne nje ulje te ndjeshme te cilat do te shoqërohen me reshje debore dhe shiu.

Por  diten e marte dhe te merkure termometri do te zbrese ne vlera negative ne te gjitha vendin. Ne zonat veriore reshjet e debores do te vijojne dhe pritet qe keto reshje te perfshijne gjithe vendin.

Pas te merkures pritet te kemi nderprerje te reshjeve ne pjesen me te madhe te vendit.

Nderkohe situata në akset rrugore të vendit, vazhdon të mbetet e rënduar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë vazhduar edhe në mbrëmjen e kaluar, pavarësisht se me më pak intensitet se ditët e mëparshme.

Me problematike mbeten qarqet e Kukesit dhe te Dibres, si edhe rrethi i Pukes. Ne Kukes dhe Tropoje te gjitha akset rrugore nacionale jane te kalueshme, por vetem duke perdorur zinxhiret. Ne Peshkopi dhe Bulqize ka nje sere aksesh pakalueshme, por rruget kryesore qe lidhin qytetet me njera-tjetren kalohen pa veshtiresi.

Në qarkun Shkodër situata eshte me normale, perveç rrethit te Pukes, rruget jane te bllokuara. Por aksi Puke –Fushe Arrëz, eshte i kalueshem me zinxhire. Ne qarkun e Lezhes nuk ka rruge problematike, perveç se ne zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme. Ne Tiranë, vetem ne drejtim te Dajtit duhen perdorur zinxhire. Ne qarkun e Gjirokastres mbetet e bllokuar vetem segmenti Permet – Çarshove, ndersa ne ate te Korçes kalohet me veshtiresi rruga per ne Erseke. Qarku Elbasanit dhe ate te Vlores nuk ka asnje segment rrugor te bllokuar.

Top Channel