Hetimet për vrasjet në Tiranë

04/02/2012 19:30

Gjate hetimeve për vrasjen e farmacistes Eleni Basho policia ka arritur të sigurojë prova të reja duke zgjeruar pistat në të cilat po punon.

Pasi ka ekzaminuar cdo lloj prove të gjetur në vendin e ngjarjes si edhe mënyrën e ekzekutimit, policia është e bindur që vrasja është kryer nga vrasës profesionistë, të cilët mund të jenë edhe me pagesë.

Policia është e bindur që në vrasje kanë qenë dy persona dhe që të lënë sa më pak prova të hulumtueshme në skenën e krimit, pavarësisht se nuk kanë mundur dot të marrin  me vete edhe dy gëzhojat e një pistolete të prodhimit serb.

Qitjet e kryera ndaj farmacistes kanë qenë me shumë se gezhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Policia është duke hetuar intensivisht, vetëm në firmën farmaceutike të bashkëshortit të viktimës, ku kanë rezultuar edhe probleme të rënda financiare.

Gjatë pyetjeve të dëshmitarëve ende nuk është dalë në një konkluzion përfundimtar të hetimit, por hetimi është i rrethuar i gjithi drejt bashkëshortit të saj, pasi viktima pas të gjitha verifikimive nuk rezulton të ketë probleme.

Burimet policore saktësojnë se për ngjarjen tjetër të rëndë, atë të ndodhur në Komunën e Parisit, hetimet janë më afër zbardhjes. Policia thotë se për cështje orësh mund të ketë rezultate për autorësinë e vrasjes së Megi Jukiçit, 25-vjec. Pavarësisht se shënjestra e atentatit, i plagosuri në vendin e ngjarjes, Aleksandër Gocaj nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.

Të gjitha serive të pyetjeve të ekspertëve kriminalistë të Tiranës, i plagosuri i është përgjigjur me “jo”.

Hetimet i drejtohen gjithmonë e më shumë trafiqeve të jashtëligjshme, të ndodhura jashtë kufijve të Shqipërisë.

Top Channel