Berisha, në konferencën e Mynihut

04/02/2012 00:00

Në Gjermani po mbahet konferenca e 48-të e sigurisë, ku marrin pjesë liderë botërorë, mes tyre edhe kryeministri Sali Berisha.

Në ditën e parë është diskutuar “Roli i Gjermanisë në Evropë e në botë”, si dhe “Energjia, burimet dhe ambienti, si parametra për një siguri të re”.

“Kjo është konferenca më e rëndësishme vjetore që bëhet në kuadrin e sigurisë Euro-Atlantike. Ajo që është ishte me interes te veçantë për mua ishte fakti, se kësaj here, tema e diskutimit ishte përqendruar tek energjia dhe siguria. Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha, por është një vend gjithashtu, në të cilin duket se do të kalojnë dhe gazsjellës të mëdhenj, që do të sjellin gazin Kaspik drejt Evropës. Ndaj dhe e konsiderova shumë të rëndësishme këtë seancë. Bisedova me faktorë kryesore siç është presidenti Azerbajxhanit, ku unë së shpejti do të kem një vizitë zyrtare në këtë vend mik, por dhe me faktorë dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm në fushën e energjisë”, tha Berisha.

Pjesëmarrjen në këtë konferencë zoti Berisha e ka shfrytëzuar edhe për t’u takuar me biznesmenë që kanë shprehur interes investimi në burimet energjitike të Shqipërisë. Gjithashtu kryeministri Berisha pati një takim me  Ministrin e Jashtëm të Australisë,  ku është diskutuam mbi marrëdhëniet bilaterale dhe shtrirjen e tyre në të gjitha fushat. Në këtë konference merr pjesë e presidentja e kosovës Atifete Jahjaga. Konferenca e Sigurisë e Mynihut, e themeluar në vitin 1962, ka një traditë të gjatë në diskutimin e politikave të sigurisë dhe është kthyer në evenimentin më të madh botëror në këtë fushë.

Top Channel