Basha në SHBA, fton investitorët

04/02/2012 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ftoi biznesin amerikan që të investoje në projektet strategjike të kryeqytetit.

Gjatë vizitës së tij në SHBA ai ka takuar zëvendësndihmës-sekretarin e Departamentit të Tregtisë për Europën dhe Azinë, Jau Burgess, zëvendëspresidenten ekzekutive të Korporatës së Investimeve Private Amerikane Jashtë Vendit, “OPIC”, Mimi Alemayehou, si dhe presidentin e Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.

Basha ka bërë një prezantim të projekteve dhe vizionit të tij, për një Tiranën. Ai u ndal tek projektet strategjike, siç është ndërtimi i linjave të tramit, zgjatimi i bulevardit, ndërtimi i terminalit etj, të cilat mund të zbatohen nga kompani amerikane, të cilat kanë shprehur tashmë interes. Sipas Bashes në 10 shkurt nisin konsultimet, fillimisht me grupet e interesit për Planin e ri Urbanistik të Tiranës, ku përfshihen edhe disa prej investimeve strategjike për kryeqytetin.

Top Channel