Vrasja e dy femrave, vijojnë hetimet

03/02/2012 00:00

Policia e kryeqytetit vazhdon hetimet intensive për kapjen e autorëve të
dy krimeve të rënda të ndodhura në mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Burimet policore bejne te ditura se janë identifikuar autoret e vrasjes se ndodhur tek “Komuna e Parisit”, ku ne shenjestren e atentatoreve ishte 27-vjeçari Aleksandër Gocaj. Ne kete tentative vrasje, humbi jeten 25 vjeçarja Megi Jukiçi, e cila gjendej rastesisht ne vendin e ngjarjes.

Ajo mori një plumb në mjeker, por edhe pas një ndërhyrje kirurgjikale, ndërroi jetë pas mesnate në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Policia gjate gjithe nates ndaloi deshmitare te shumte, qe ndodheshin ne momentin e krimit, duke marre detaje te hollesishme ne lidhje me identetitetin e autoreve te krimit, si edhe sekuestroi nje sere kasetash filmike te kamerave te objekteve private qe ndodhen ne zone. Sipas saj shenjestra e krimit 27-vjeçari Gocaj ka precedente te meparshem penale dhe deshmia e tij, mund ta çojë policine drejt kapjes se autoreve.

Por enigmatike mbetet vrasja e ndodhur ne Shkoze te Tiranes. Ekzekutimi i 35-vjeçares Eleni Basho pas ekspertimit te vendit te ngjarjes dhe menyres se kryerjes se krimit ka perfeksion duke i lene hapesira te vogla hetimit.

Farmacistja u qellua tre here ne trup dhe ne koke ne afersi. Pistat e hetimit per motive te dobeta dhe ajo per grabitje jane me te perafertat, megjithate provat jane te pakta. Burimet saktesojne se autoret e krimit kane qene dy persona, ku njeri prej tyre ka kryer krimin dhe tjetri ka siguruar qe ne momentin e vrasjes, te mos kalonte njeri ne segmentin e rrugices qe te conte ne banesen e farmacistes. Hetimet per vrasjen e farmacistes veshtiresohen edhe me tej, pasi ajo dhe familja e saj, nuk ka patur konflikte.

Top Channel