Shqipëria do të mbetet jashtë Bashkimit Europian, nëse nuk ka progres në reformën në sistemin e drejtësisë.

Reforma ne drejtesi eshte cilesuar si më thelbësorja sa i takon anëtarësimit të vendit tonë në BE nga ambasadorja britanike, Fiona McIllwham. Nga nje ndalese ne qytetin e Korçës sipas ambasadores çeshtjet themelore për Shqipërinë, si reforma në drejtesi, kriminaliteti e te tjera, duhet te debatohen pertej rrethit te ngushte politik. Sipas saj, pavaresia dhe efektiviteti i sistemit politik ben qe qeveria dhe parlamenti te japin llogari per veprimet e tyre.

“Pavarësia e sistemit të drejtësisë duhet për të ruajtur ligjin, për të luftuar korrupsionin, si dhe mbajtjen e institucioneve të tjera, që të japin llogari për veprimet e tyre. Ekziston edhe një pikë më e gjerë dhe me interes për partnerët ndërkombëtarë, një Shqipëri me institucione të pavarura profesionale do të jetë një partnere më e besueshme për ne, për marrëdhënien dypalëshe, për ne, për NATO-n dhe përfundimisht brenda BE-së”, tha McIllwham.

Duke u ndalur edhe tek kriminaliteti ambsadorja ka specifikuar se mes Shqiperise dhe Britanise mund te kete me teper bashkepunim pasi ky eshte nje problem i perbashket. Nga nje takim me studentet e universitetit “Fan Noli” ne Korçe, ambasadorja e Mbreterise Britanike ka apeluar per nje drejtesi e paanshme dhe sundim te ligjit, e drejte qe duhet ta gezoje çdo qytetar.

Top Channel