Berat, të majtët kalojnë buxhetin 2012

03/02/2012 00:00

Me 18 vota pro të këshilltarëve të majtë, është miratuar projekt-buxheti për vitin 2012 i Bashkisë së Beratit.

Po në këtë mbledhje këshilltarët kanë diskutuar edhe për dhënien e ndihmës ekonomike dhe disa vendime të tjera për dhënien e lejeve mjedisore.

Një sërë pyetjesh janë bërë nga ana e këshilltarëve për investimet gjatë vitit 2012, pikë që është shoqëruar me debate të ashpra mes palëve. Janë dashur rreth 30 minuta që vetë kryetari i Bashkisë Berat dhe stafi i tij të jepnin përgjigje për pretendimet e këshilltarëve të djathtë.

Por nga ana tjetër, këshilltarët e djathtë janë shprehur kundër këtij buxheti, që sipas tyre nuk përfshin interesat e qytetarëve dhe nuk sjell asnjë risi në jetën e tyre, pasi nuk do të ketë më shumë të punësuar, nuk do të ketë në infrastrukturë dhe numri i bizneseve do të mbetet i njëjtë.

Krejt ndryshe kanë qenë në qendrimin e tyre këshilltarët e majtë e për pasojë vetëm me 18 votat e tyre, projekt-buxheti u miratua.

Top Channel