Vlorë, plagoset dhe grabitet argjendari

02/02/2012 15:55

Pronari i një argjendarie në qytetin e Vlores u qëllua dhe plagos me armë zjarri nga grabitës të maskuar.

Ai u sulmua në dyqanin e tij mesditën e së enjtes, në zonën pranë bashkisë së qytetit.

Tregtari ishte duke mbyllur dyqanin, kur dy të rinj që udhetonin me motor dhe me skafandra e kërcenuan me armë, duke i kërkuar t’u dorëzonte mallin me vlerë.

52-vjeçari Bezhan Gjika ka rezistuar dhe si rrjedhojë është qëlluar dy herë, por burimet spitalore shprehen se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grabitësit janë larguar me motor së bashku me sendet me vlerë në një rrugë me shumë lëvizje. Policia nuk ka arritur ende të identifikojë autorët e kësaj grabitje të armatosur me pasojë plagosje.

Top Channel