Shqipëria, 82 mln euro nga BE

02/02/2012 15:45

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kreu përfaqësisë së BE bë Tiranë Ettore Sequi, në prezencën edhe të ministravave Ksera dhe Halimi,  nënshkruan të enjten marrveshjen IPA, përmes të cilës Shqipëria do të përfitojë 82 milion euro. Kjo paketë financiare parashikohet të përdoret  për financimin e disa  projekteve.

”Paratë do të përdoren për katër projekte infrastrukturore, si ndërtimi i bajpasit të Vlorës, impianti përpunimit të ujërave të zeza në Velipojë, reabilitimi i shkollave profesionale në Lezhe, Fier dhe Cërrik, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës rurale në Shqipëri”, u shpreh Ministrja Bregu.

Ambasadori Ettore Sequi tha se është përgjegjësi e Shqipërisë që të përdorë me efikasitet këtë pakete financiare, e cila vjen në një kohë krize ekonomike për BE. Sequi ka rikujtuar se 82 milion euro të pëfituara nga Shqipëria e çojnë në 1,4 miliardë euro ndimën totale të BE-së që nga viti 1991.

”0jo që ne presim  është që Shqipëria të përmirësojë funksionimin e parlamentit. Po ashtu, zbatimin e prioriteteve të OSBE-ODIHR-it, sigurimin e parimeve të transparencës për profesionalizmin dhe transparencën e punës së administratës publike. Gjithashtu presim që legjislacioni i përmendur në prioritetet kyce që kërkon miratimin e ligjeve me 3/5-tat të kalojë në parlament. Sundimi i ligjit dhe drejtësia nuk duhet vonuar. Ne presim që Shqipëria të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet përfshi krimin e organizuar”, theksoi Sequi.

Në përfundim të nënshkrimit të kësaj marrveshje, Top-Channel e pyeti ambasadorin Sequi për gjëndjen e krijuar në zyrat e Avokatit të Popullit, ku janë strehuar disa familje  nga komuniteti rom.

”Ne ishim këtu sot për të nënshkruar një marrveshje financiare të IPAS, por dhe ju e keni dëgjuar se BE është shumë i angazhuar dhe i përkushtuar ndaj çështjes së komunitetit rom. Në fakt, edhe në marrëveshjen e nënshkruar sot  mes BE-s dhe Shqipërisë me ministren Bregu, 1.5 milion euro janë caktuar si asistencë për komunitetin e romëve. Në lidhje me pyetjen tuaj, dua t’iu them se dëshiroj të vizitoj zyrën e Avokatit të Popullit për të kuptuar nga afër situatën”, shtoi Sequi.

Top Channel