Rama, tur takimesh në Austri

02/02/2012 19:30

I shoqëruar nga një grup deputetësh socialistë, kreu opozitës, Edi Rama, ka nisur një tur takimesh në Austri.

Sipas zyrës së shtypit, mësohet se qëllimi i këtyre takimeve me deputetët e të majtës austriake është shpjegimi i situatës politike në Shqipëri dhe intensifikimi i marrëdhënie mes grupeve pralamentare.

Ecurinë e takimeve Rama e ka përcejellë nëpërmjet mesazheve të postuara në “Twitter”.

“Takim i ngrohte, interes e gatishmeri e posaçme nga miqtë austriakë për të mbështetur programin tonë për një Rilindje Shqiptare”, shkruan Rama në rrjetin shoqëror.

Ndërsa në një tjetër mesazh, Rama thotë se “Funksionimi i demokracise, taksa progresive, lufta me papunësinë e korrupsionin dhe reforma në arsim e shëndetësi në qendër të bisedës”.

Gjatë mbrëmjes të së enjtes, me ftesë të ish-kancelarit Vranitzky, Rama ka marrë pjesë në forumin  “Bruno Kreisky”, të cilin ai e quan si  shtepia e madhe e pritjes dhe dialogut ndërkombëtar të socialisteve austriakë.

Top Channel