Gjykata liron Ledio Ruçin

02/02/2012 20:10

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë në sallën e gjyqit djalin e Gramoz Ruçit, 28 vjeçarin Ledio Ruçi duke e shpallur te paligjshëm ndalimin e tij nga policia, si dhe ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për detyrim paraqitjeje.

Avokatet e 28-vjeçarit treguan në gjykatë se procesverbali për gjetjen e droges në mjet ishte bërë më datë 25 janar, dy ditë para se vetë makina të ndalohej më datë 27 janar e më pas Ledio Ruçi të arrestohej më datë 30 janar.

Pas vendimit të gjykatës që e la të lire, ka reaguar djali i deputetit socialist. ”Në asnjë policia s’më ka bërë shenjë për të ndaluar. Më vjen keq që vazhdohet të hidhen gjëra të zeza mbi emrin tim dhe familjen time”, tha Ruçi.

Ndërsa Ruçi u la i lirë, organi i akuzës deklaroi se do të presë aktet daktiloskopike dhe rezultatin e një analize të Ruçit për të hedhur dritë mbi zotërimin ose jo të sasisë së drogës nga 28-vjeçari.

Top Channel