Alarmi i ndotjes në Tiranë

02/02/2012 00:00

Shkatërrimi i lulishteve në qendër të kryeqytetit dhe kthimi i tyre në
ndërtime të larta ka alarmuar ambientalistët, të cilët thonë se Tirana
ka ajrin më të ndotur në Europë, pasi niveli i ndotjes përllogaritet
disa herë më shumë se normat e lejuara nga Organizata Boterore e
Shëndetësisë.

Sipas ambientalisteve shpëtimi i vetem i kesaj situate eshte krijimi i te tjera hapesirave te gjelbra dhe jo prishja e lulishteve ekzistuese, siç dhe parashikon Plani i ri Rregullues.

“Qyteti ynë është si një fabrikë ku aktivitetet janë shtuar shumë, duke përfshirë jo vetëm njerëzit, por dhe makinat e aktivitetet e tjera industriale. Kur merr përsipër të bësh një plan, do të thotë të rregullosh pikërisht këto probleme. Me kënaqësi e mirëpresim një plan që do të merrte masa për t’i zgjidhur këto probleme për ta bërë qytetin tonë më të shëndetshëm. Disa treguesë thonë se ajri është i ndotur deri në 6 herë, shumë pak përbërës të ajrit janë në normat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thotë ambientalisti Xhemal Mato.

Keto indikatore te ndotjes ne kryeqytet e kane futur Tiranen ne zonen me rrezik te larte,persa i perket  indeksit shendesor te cilesise se ajrit, pasi numerohen rreth 500 vdekje te parakohshme në vit vetem nga ndotja e ajrit.

“Në indeksin shëndetësor të cilësisë së ajrit në hymë në zonën e rrezikshme, pikërisht në pikën 9, në zonën e kuqe dhe treguesit të OBSH-së që 12 për qind e vdekjeve ndoshin nga ndotjet e ajrit, jetëgjatësia është ulur gati në dy vjet dhe ndotja e ajrit ka gati 500 vdekje të parakohshme në vit. E vetmja ‘fabrikë’ që mund të lehtësojë ndotjen e ajrit janë mjediset e gjelbra”, thotë Mato.

Eksperte dhe ambientaliste kerkojne qe Plani Rregullues i Tiranes te mos miratohet ne KRRTRSH-së, pasi në të parashikohen shkaterrimi i lulishteve ekzistuese dhe ndertimi i pallateve shumëkatëshe ne lulishten “Tre Vëllezërit Frasheri”, prane Kullave Binjake, ne lulishtet para Bibliotekes Kombetare dhe pas Pallatit te Kulturës, në ish-Fushen e Aviacionit e te tjera.

Top Channel