Transmetimet dixhitale, ligji parashikon kosto të mëdha për teknologjinë

31/01/2012 00:00

Brenda pak ditësh, të gjithë aktorët e interesit që preken direkt nga
projektligji për mediat audiovizive, do thirren në një tryeze të
rrumbullakët nga Komisioni i Medias dhe Edukimit.

“Të gjithë ato subjekte që janë të licensuara nga autoriteti rregullator që është KKRT-ja;operatori publik që u tha për Radio Televizionin Publik, padyshim Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse, të cilat janë të lidhura me çështjet e medias në dy mënyra, organizata jo fitimprurëse, të cilat operojnë direkt dhe organizata jo fitimprurëse, që merren me çështje të paaftësisë dhe kanë një sensibilitet të lartë, përsa i përket çështjes së medias”, tha kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.

Drafti që po diskutohet në Komision ka reflektuar ndryshime nga ai i disa muajve më parë. Si OSBE dhe grupet e interesit kundërshtuan variantin e parë të përgatitur nga qeveria, çka bëri që ligji të shtyhej dhe të ndryshohej.
 
Dy relatorët kryesorë të këtij ligji, Afred Dalipi dhe Mark Marku kane sjellë në Komision, ndryshimet kryesore te ketij projektligji që prekin direkt konsumatoret.

“Risia e parë është që disa nga operatorët komercialë që kanë ngritur shërbimet e tyre dhe kanë kryer investimet në këtë fushë do të cënohen nga pamundësia që do të kenë në të ardhmen për shkak kufizimit të frekuencave. Ajo që është e rëndësishme edhe konsumatori do të ketë një kosto financiare, pasi teknologjia dhe afatet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian do të ndikojnë te publiku dhe konsumatori, duke ndryshuar teknikën e marrjes së sinjalit, pra aparati televiziv nga një periudhë e përcaktuar në ligj, do të ketë një kosto për cdo shqiptar”, tha Dalipi.

Ndërsa Marku u shpreh se “ka një ndryshim të formulës së pronësisë, në kuptimin që u lejohet të gjitha bizneseve, që në mënyrë të ligjshme të ushtrojnë biznese private, por edhe që të ketë kufizime p.sh që i njëjti stacion televiziv kombëtar të mos ketë me tepër se 20 ose 40 përqind të aksioneve në media të tjera kombëtare”

Deputeti Alfred Dalipi tha se periudha tranzitore, pas miratimit te ligjit pritet te jete deri ne pese vjet. Gjate kesaj kohe konsumatori duhet te kete ne banesat e tij aparaturat e nje teknologjie, qe te jete e pershtatshme per marrjen e sinjalit.

Ky ndryshim do te kete kosto per konsumatorin, ndaj ne shume vende komunitare,- tha Dalipi,- ka qene shteti qe ka perballuar financiarisht ndryshimin teknologjik. Nga ana tjeter, ne projekligj thuhet se te gjithe operatoret qe s’kane kapacitete teknike dhe programesh te mos licensohen, e te kete kufizime per dhenien e licensave.

Top Channel