Qafë-Plloçë, ekzekutohet 50-vjeçari

31/01/2012 00:00

Vrasje mafioze në aksin nacional Pogradec–Korcë. Një 50-vjecar është ekzekutuar me armë zjarri në Qafën  e Plloçës.

Viktima u identifikua si Myderi Verdha. Sipas policise, ai  është kapur në befasi nga persona ende të paidentifikuar, të cilët pasi i kanë ngritur pritë, kanë zbrazur mbi automjetin e tij 32 plumba.

Vrasja është regjistruar rreth orës 16.00 të ditës së martë,  ndërsa burime zyrtare të policisë konfirmojnë se është duke u hetuar në pistën e hakmarrjes.

Nga vendngjarja është konstatuar se viktima ka nxjerrë edhe armën e tij, por nuk ka mundur të qëllojë në drejtim të ekzekutorëve dhe është vrarë me armë në dorë.

Sipas të dhënave 50-vjecari, Verdha rezulton një person me precedentë penalë pasi ka qenë i akuzuar për veprën penale të vrasjes, gjë që ka cuar blutë e Qarkut të Korcës në hetimin ndaj personave me të cilët ai mund të ketë pasur konflikte.

Top Channel