Berisha: Të rinjtë do t’i mbështes gjithmonë

28/01/2012 00:00

Në një takim me të rinjtë e qendrës së djathtë të Ballkanit, i
organizuar nga Forumi Rinor i Partisë demokratike, kryeministri Sali
Berisha ka deklaruar se përsa kohë të jetë në politikë, të rinjtë do të
vazhdojnë të mbeten të paret që ai do të mbështesë dhe promovojë.

Kryeministri Berisha u tha te rinjve se kishte nje arsye madhore per ta bere kete.

“Dua t’ju siguroj se, nese shihni harten aktuale politike te Europes, nuk do te gjeni nje lider qe u detyrohet me shume te rinjve sesa Sali Berisha. E verteta eshte se, nese vazhdoj te mbetem te jem ne politike qe prej 90-es, kjo eshte per shkak te mbeshtetjes qe me ka dhene rinia. Me mbeshtetjen e rinise une u riktheva ne pushtet ne 2005-en dhe fitova zgjedhjet ne 2009. Kur analizoi zgjedhjet ne Shqiperi, gazeta britanike “The Economist”, shkroi se rivali i zotit Berisha eshte 20 vjet me i ri sesa Sali Berisha, por çeshtja eshte se Berisha ka rreth 17 perqind me shume mbeshtetje tek rinia, sesa zoti Rama. Pse kjo mbeshtetje? Sepse une besoj se ky vend behet para se gjithash dhe mbi te gjitha nga te rinjte dhe per te rinjte”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha u tha të rinjve ballkanas të qendres së djathte, se gjatë këtyre viteve ai ka bërë shumë për të promovuar të rinjtë në politikë, por hapi më i madh në ndihme te tyre ka qene zbatimi i politikes se dyerve te hapura ne universitete, ku tani po punohet per rritjen e cilesise se arsimit. Kreu i qeverise nenvizoi faktin se programi madhor i Shqiperise eshte integrimi i saj ne Bashkimin Europian dhe u shpreh optimist se me bashkepunimin e opozites ne parlament reformat do te ecin perpara duke shpresuar qe Shqiperia te meritoje statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

Top Channel