Abuzimi me peshën e bukës

28/01/2012 00:00

Prodhuesit e bukës i kërkojnë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,
Drejtorisë së Metrologjisë dhe Bashkisë të marrin masa për
standardizimin peshës së bukës.

Ata thone se ashtu si ne vende te tjera te Europës, edhe në Shqipëri buka duhet të shitet me kilogram për të frenuar abuzimin që bëhet me peshën.

“Qytetari, klienti merr bukën dhe e paguan atë në kasë, sipas peshës së bukës. Mund standardizohen peshat e llojeve te bukës, ndërsa çmimi të jetë i liberalizuar sipas secilit prodhues. Kjo do te rregullonte ate abuzim nga prodhuesit, te cilet akuzohen me te drejte qe abuzojne”, tha Gezim Peshkëpia, nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës.

Peshkepia kerkon strukturat perkates te luftojne dhe informalitetin e tregut te bukes, ku ne shume raste ne menyre abuzive buka prodhohet ne ambiente familjare .

“Problem mbetet informaliteti i furrave që prodhojnë në ambiente familjare. Të kërkohet një ndërhyrje institucionale për të kontrolluar keta prodhues buke”, tha Peshkëpia.

Vjedhja e ne peshe e bukes dhe abuzimi me çmimin eshte nje problem e vjeter i denoncuar disa here nga Top Channel, por strukturat perkatese e kane toleruar kete fenomen ne kurriz te konsumatorit .

Top Channel