Abuzimi me ilaçet në spitale

28/01/2012 00:00

Asnjë medikament i destinuar për shërbim spitalor nuk do të mund të shitet nën dore apo jashtë këtij destinacioni.

Futja e sistemit farmaceutik online ne Qendren Spitalore Universitare do të shmangë çdo lloj abuzimi, pasi brenda 6 muajsh, online mund të kontrollohet kalimi i medikamentit nga farmacia qendrore, deri tek pacienti.

“Bëhet fjalë që tashmë ne kemi të siguruar një lidhje online, për të gjitha kemi strukturat që qarkullojnë medikamente dhe materialet mjeksore. Kemi një saktësim të plotë, një databaze shumë të qartë në lidhje me medikamentet që përdoren në qendrën tonë dhe nga ana tjetër është një formacion të besueshëm, online dhe në kohë reale. Në çdo moment që ne kërkojmë të dimë fluksin dhe lëvizjen qoftë edhe një ilaçi të caktuar ne e kemi të gjithë informacionin që të marrim vesh, daljen e tij nga farmacia qendrore, lëvizjen e tij në farmacinë dytësore dhe që atje në shërbimin e kërkuar”, thotë drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku.

Nepermjet informatizimit te sistemit farmaceutik ne QSUT, tashme edhe pacientet nuk do te perballen me mungese ilaçesh, pasi Shefi i Sherbimit do te dije gjendjen e medikamenteve dhe ne recete mund te kerkoje nje medikament alternativ.

“Aktualisht të gjithë shefat e shërbimeve janë të pajisur në mënyrë konfidenciale me një password të tyre dhe ato bëjnë të mundur të ‘check’-ojnë dhe të dijnë në lidhje me ilacet që ne disponojmë në institucion”, tha Ivziku.

Tashme i gjithe stafi eshte trajnuar me qellim mbarevajtjen e ketij procesi, që do të frenojë një sërë abuzimesh me ilaçet e destinuara për shërbim spitalor.

Top Channel