Partia Socialiste ka mbledhur Këshillin e të Urtëve, një strukturë kjo e
përbërë nga socialistët e hershëm, themeluesit e ish-zyrtarët e lartë
të kësaj force politike.

Ne takimin e pare me kryesocialistin Rama kane marre pjese ish-presidenti Mejdani, Sabit Brokaj, Pandeli Majko, Bashkim Zeneli,Maqo Lakrori, Gramoz Ruci, Arta Dade, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ethem Ruka, ndersa siç mesohet Servet Pellumbi ka munguar per shkaqe shendetesore.

Keshilli Politik i të Urtëve sipas burimeve nga selia roze konsiderohet si nje strukture, e cila nuk do te kete nje pozicion thjesht honorifik, por do te jete nje berthame e rendesishme brenda selise roze dhe opozites ne terësi. Kryesocialisti Rama sipas burimeve ne PS beson shume ne kete strukture dhe per me teper ne baze te eksperiences se gjate te te gjithe pjestareve te saj.

Mendohet se kryesocialisti dhe Keshilli i te Urteve do te mund te takohen te pakten 1 here ne muaj per te diskutuar te gjitha çeshtjet me te rendesishme qe do te jene ne fokus te Partise Socialiste. Pas takimit qe ka zgjatur rreth 2 ore asnje prej pjesëmarresve nuk ka pranuar te flase per mediat. Nderkohe neser kryetari i Partise Socialiste Edi Rama do te udhetoje drejt Presheves, ku do te marre pjese ne nje aktivitet me intelektuale te rinj dhe shkrimtare, ku do te promovohet libri “Kurban” dhe me pas do te kete nje diskutim mbi çeshtje te ndryshme qe shqetesojne shqiptaret e kesaj zone te trazuar.

Top Channel