Të rinjtë e FRESSH dhurojnë gjak

26/01/2012 00:00

Të rinjtë e Forumit Eurosocialist në ambientet e selisë rozë kanë
dhuruar gjak për fëmijët talasemikë, duke iu përgjigjur fushatës së
nisur nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut.

Mes atyre që dhuruan gjak ishte edhe Erion Veliaj sekretar në PS për Rininë dhe Emigracionin, i cili u shpreh se “sot jemi në një situatë kur në Shqipëri ka rreth 500 fëmijë talasemikë, të cilët cdo dy javë, duhet të marrin gjak”, duke shtuar se “socialistët besojnë se një komb e tregon forcën e vet në atë që bën për më të dobëtin dhe jo në atë që bën për më të fortët”.

Mjekja Dhurata Rugji nga Qëndra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut e quan një fillim të mbarë këtë fushatë, duke shpresuar se dhurimet e gjakur këtë vit do të jenë më të shumta krahasuar me një vit më parë.

Top Channel