Konfindustria: Ok uljes së interesit

26/01/2012 09:50

Konfindustria është shprehur të enjten pro vendimit të Bankës së Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit.

Kryetari i Konfindustria, Gjergj Buxhuku ka deklaruar se një gjë e tillë i ishte kërkuar prej kohësh institucionit kryesor bankar të vendit.

“I kemi kërkuar prej kohësh bankës rivlerësim të politikës monetare. Ulja e normës bazë të interesit do t’i japë frymëmarrje ekonomisë”, ka deklaruar Buxhuku.

Publikimi i shifrave pesimiste në dhjetor mbi rritjen ekonomike dhe treguesit e besimit të biznesit e detyruan Bankën Qendrore, të ulte papritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë, duke arritur në 4.5 për qind dhe duke kapur një tjetër minimum historik, pas vendimit të fundit në muajin nëntor.

“Zhvillimet negative në kontekstin botëror janë reflektuar me një rritje të pasigurisë së ekonomisë shqiptare dhe kanë ndikuar negativisht konsumin dhe investimet në vend. Një vendim i tillë ofron kushtet e përshtatshme monetare për përmbushjen të objektivit afatmesëm të inflacionit. Kjo lëvizje rrit njëkohësisht stimulin monetar dhe nxit në aktivitetin ekonomik në vend”, deklaroi të mërkurën guvernatori Ardian Fullani.

Guvernatori tha gjithashtu se ekonomia shqiptare ka hyrë në një rreth vicioz, ku ulja e konsumit nga qytetarët tani po frenon bizneset të investojnë.

Në këto kushte Banka e Shqiperise paralajmëron se do vazhdoje ta mbajë në nivelet të ulëta normën bazë te interesit edhe gjatë vitit 2012, për të nxitur rritjen ekonomike, me shpresën se qytetarët do të rrisin konsumin dhe biznesi investimet.

Top Channel