Gramsh, penalizime për ndotjen e lumenjve

26/01/2012 00:00

Me 500 mije leke eshte gjobitur nga Ministria e Mjedisit kryetari i
komunes Shirgjan në qarkun e Elbasanit, ndërsa është bllokuar fusha e
mbetjeve të Bashkisë Gramsh.

Arsyeja eshte ndotja alarmante, qe shkaktohet ne ujërat e lumit Devoll. Fusha e hedhjes se mbeturinave te kesaj bashkie ishte ne ane te lumit. Ndersa komuna Shirgjan ndot ujërat e lumbit Shkumbin.

Fusha e mbetjeve te Bashkise Elbasan kerkon nje nderhyrje per te zgjidhur problemet shume te medha me ndotjen. Bashkia e ka te pamundur qe te zgjidhe me fondet e saj kete ceshtje qe kerkon detyrimisht nderhyrjen e qeverise.

Ndëshkohen kryetarëve të komunave e bashkive

41 kryetare bashkish dhe komunash në të gjithë vendin janë gjobitur me miliona lekë nga Inspektoriati i Mjedisit, për shkelje të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Kryeinspektori i Mjedisit Ilir Bala tha se gjobat me një vlerë nga 500 mijë në 1 milion lekë
janë vendosur për mungesë pastrimi dhe grumbullimi të mbetjeve. Nese
shkeljet do te vijojne, mbi kryetaret e pushtetit vendor do te behen
kallezime penale per ndotje mjedisi.

“Ndryshimi në ligj që këto gjoba i vendosën kryetarëve te njësive vendore, i referohen ligjit të ri të menaxhimit të integruar të mbetjeve, i cili ngarkon me përgjegjësi për moszbatim të kushteve të mjedisit dhe mospastrim të territorit, direkt drejtuesit e këtyre njësive vendore. Përsa i përket procedurës së vjeljes së gjobës, me daljen e ligjit të ri të kundravajteve administrative, këto gjoba janë urdhër ekzekutiv dhe të gjitha njësitë e inspektoriateve nëpër qarqe dhe në qendër i dërgojnë pasi kalohet koha e ankimimeve administrative, ui dërgojnë këto gjoba në gjykatë dhe gjykata i nxjerr urdhërat e ekzekutimit, të cilët ia con njësive përmbarimore për ekzekutim”, tha kryeinspektor Ilir Bala.

Nese kryetaret e komunave apo bashkive nuk do te zbatojne ligjin de do te qendrojne indiferente ndaj ndotjes se mjedisit dhe mosmenaxhimit te mbetjeve, ndaj tyre do te rendojne sanksione te renda.

Top Channel