Basha: Masa për të mbrojtur konsumatorin

26/01/2012 00:00

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha garanton se do të sigurojë cilësi të
produkteve ushqimore dhe do të shmangë abuzimet që bëhen me to, si përsa
i përket çmimeve, por dhe vjedhjes në peshë të bukës.

“Çdo luhatje abuzive e çmimit të marrë përgjigjen brenda kuadrit ligjor. Cilësia e prodhimit që tregtohet në tregjet e Tiranës, vecanërisht cilësia ushqimore, kushtet e tjera, si p.sh pesha e bukës që është një problem i përhershëm; cilësia dhe siguria ushqimore p.sh e mishit, i cili vazhdon të tregtohet në Tiranë në kushte aspak të favorshme”, tha ndër të tjera Basha.

Ndonese ne prag te festave te fund vitit pati rritje abuzive te çmimeve, Basha tha se nepermjet tatimeve te bashkise dhe ato qendrore do te ndeshkohen tregtaret qe abuzojne, por nga ana tjeter  u shpreh se mund te veproje me mekanizma ‘ad hoc’ siç ishte ngritja e tregut pas Pallatit te Kultures, per t’iu kundervene abuzuesve. “Te gjithe tregjet, – tha Basha, – do te funksionojne si tregjet europiane”.

Top Channel