Hetimi i ngritur mbi dyshimet dhe pretendimet e trafikut të organeve
njerëzore gjatë luftës në Kosovë ka sjellë për të dytën herë në Tiranë
kryeprokurorin e EULEX-it, ambasadorin John Clint Williamson.

Misioni i Williamson bazohet në rezolutën e 25 Janarit 2011 të Këshillit të Europës me objekt “Hetimin e akuzave për trajtim çnjerëzor dhe trafikun e paligjshëm të Organeve njerëzore në Kosovë”.

Nuk bëhen publike se cilat ishin kërkesat e kryeprokurorit të EULEX-it parashtruar në takimin  me zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. Në deklaratën për shtyp pas takimit, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se “Ministri Haxhinasto siguroi z. Williamson për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës pasi EULEX-i është  i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport”.

Kryeprokurori i EULEX-it zhvillioi nje takim edhe me kryeministrin e vendit Sali Berisha. Pjesë e axhendës së kryeprokurorit Williamson është edhe një takim i përbashkët në ambientet e Ambasadës Britanike, me ambasadorët e SHBA, Britanisë së Madhe dhe vendeve europiane të akredituar në Tiranë.

Akuzat per trafik organesh gjate luftes ne Kosove, u shnderruan ne ceshtje diplomatike pas nje raporti te eurodeputetit zvicerian Dick Marty-t, i cili akuzoi ish- kreret e UCK-së, per trafik organesh, qe sipas tij zhvilloheshin nga dy baza te UCK-se ne Shqiperi. Keto akuza u hodhen poshte nga Prishtina dhe Tirana, ndersa autoritetet shqiptare u treguan te gateshme te bashkepunojne ne nje hetim nderkombetar per kete çeshtje.

Top Channel