“Remzi Hoxha”, shtyhet gjyqi

25/01/2012 00:00

Procesi gjyqësor për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha
është shtyrë sërish. Largimi nga vendi i banimit i të akuzuarit Kumbaro
në Londër, ka vonuar përgjigjen e britanikëve për ekstradimin apo
marrjen në pyetje të tij.

Per me shume se tre muaj, autoritetet gjyqesore i kane derguar homologeve britanike, nje leter porosi ku kerkojne sipas vendimit te Gjykates se Larte Shqiptare, ekstradimin e Kumbaros. Ne mungese te saj, gjykata ka kerkuar edhe marrjen ne pyetje ne Londer te Kumbaros, si nje deshmi kyce per procesin.

Por ndersa pritej nje pergjigje nga anglezet, Kumbaro u largua nga vendi i banimit, çka e veshtireson akoma edhe me teper kthimin e kesaj pergjigjeje. Pas humbjes se jetes nga prokurori Xhevat Hana, drejtimin e akuzes e ka marre Prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Ymeri. 

Top Channel