Zgjedhjet në universitete

24/01/2012 00:00

Gara mes profesorëve për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë sapo ka nisur zyrtarisht në të gjitha universitetet publike të vendit.

Gara mes profesorëve për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë sapo ka nisur zyrtarisht në të gjitha universitetet publike të vendit.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule sapo ka konfirmuar rikandidimin e tij, por edhe të një pjese të madhe të drejtuesve në pozicionet e tyre.

“Të gjithë do të kandidojmë dhe unë si Rektor u kam bërë thirrje që të kandidojnë sepse duhet të rikonfirmojnë nëpërmjet garës nëse kanë punuar mirë apo jo këto katër vjet në institucionin që kanë drejtuar, departament, fakultet, universitet. Kjo është në vullnetin e tyre. Unë e kam konfirmuar edhe më parë për të rikandiduar në postin e Rektorit të Universitetit të Tiranës. E kam të domosdoshme të verifikoj se si kam drejtuar këto 4 vite”, deklaroi rektori Kule.

Brenda kësaj jave do të zgjidhen anëtarët e KQZI-së dhe anëtarët e komisionit. Zoti Kule sqaroi se do të zbatohet e njëjta rregullore për zgjidhje në të gjitha fakultetet dhe vota e studenteve është  20 % e totalit për zgjedhjen e drejtuesve.

Përballë Rektorit të Universitetit të Tiranës deri më tani nuk ka një kandaturë zyrtarë. Më 23 shkurt do të zgjidhet edhe enigma e emrave të profesorëve që do të fitojnë në këto zgjedhje.

Goditet Nonda Varfi

Profesor Nonda Varfi është goditur rëndë fizikisht  ditën e hënë, në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja  nga një ish-student.

Rektori i Universitetit të Tiranës ka kërkuar jo vetëm zbardhjen e situatës nga forcat e rendit, por edhe mospërsëritjen e situatave të tilla në ambjentet akademike.

“Më rezulton që studenti, që ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër është skualifikuar me kriteret që ka shpallur fakulteti. Në katin e dytë, nga personi që shoqëronte këtë student, është goditur dhe është plagosur profesor Nonda Varfi dhe ka thyer krahun. Do t’i kërkoja me rreptësinë më të madhe, nuk ndodh në asnjë vend të botës që të dhunohen pedagogët, aq më shumë në ambjentet e punës së tyre”, tha Kule.

Profesor varfi, është dëmtuar rëndë në shpatull.

Top Channel