Romët me sytë nga qielli

24/01/2012 23:39

Dhjetëra banorë të komunitetit rom kanë kaluar këtë natë me shi dhe në temperatura të ulëta, pas një urdhëri për prishjen e barakave të vendosura pa lejë pranë pishinave.

Të rriturit po presin të zbardhë e nesërmja duke u ngrohur rreth zjarreve të ndezur për të përballuar të ftohtin.
 
Të tjerët kanë sajuar disa grumbuj mes plackave ku kanë strehuar fëmijët për të fjetur.

Shumica e tyre po presin të zbardhë dita në pritje.

“Na thanë t’i prishnim s’kishim c’të bënim”, tha një prej banorëve.

“Unë isha edhe tek barakat që u dogjën, mbetëm si qeni hop këtu e hop atje”, thotë një tjetër banor.

Romëve u është premtuar transferimi dhe sistemimi në një tjetër vend, në periferi të Tiranës, transferim që ka gjetur edhe konsensusin e tyre. Por tendat janë prishur para se të shkojnë në kampin ku ata do të sistemohen.

Top Channel