Prokuroria për 3 deputetët e PS-së

24/01/2012 00:00

Për kërkesën e heqjes së imunitetit të tre deputetëve socialistë, Tom
Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj, prokurorja e Përgjithshme, Ina
Rama është bazuar në disa të dhëna, me të cilat ka njohur Kuvendin e
Shqipërisë dhe kërkon prej tyre lejen për të hetuar më tej këta
deputetë.

Deputetet Doshi, Balla dhe Baraj kerkohet te hetohen per te sqaruar pozicionin e tyre ne raport me vepren penale te organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme. Sipas Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, per deputetin Taulant Balla, duhet nje hetim i metejshem, sepse ai jo vetem shihet ne pamje filmike prane demonstruesve qe qellojne me gure dhe sende te tjera ne drejtim te kryeministrise, por edhe sepse ne telefonin e nje prej te ndaluarve te 21 janarit, eshte gjendur nje mesazh, qe i drejtohej deputetit socialist Balla, ku ai pyetet se ‘cfare duhet te bejme dhe pse u terhoq shumica’.

Prokuroria thote se ky mesazh e ben te dyshoje  per nje lloj varesie te disa protestuesve nga orientimi i ketij deputeti dhe se ngrihen dyshime qe Taulant Balla ka kryer veprime qe mund te kene shtyre nje numer te caktuar protestuesish per te ndermarre veprime te dhunshme kunder forcave te policise.

Persa i perket deputetit Tom Doshi, prokuroria thote se ai ka pranuar qe ka organizuar njerez nga zona te ndryshme te qarkut te Shkodres per te marre pjese ne protesten e 21 janarit. Prokurorja e Pergjithshme thote se dy shtetas, tashme te denuar nga gjykata, por dhe protestues te tjere, sic del nga pamjet filmike, perpara konfrontimit me forcat e policise, kontaktojne ne menyre te perseritur me deputetin Tom Doshi.

Per deputetin Besnik Baraj kerkesa per heqjen e imunitetit bazohet ne  faktin se, si perfaqesues i Partise Socialiste, ai ka njoftuar Policine e Tiranes per tubimin e protestes se 21 janarit. Sipas prokurores se Pergjihshme, zoti Baraj nuk i eshte bindur kerkeses se policise, qe te zbatonte ligjin per tubimet, dhe per t’i vene ne dispozicion forcave te rendit informacionin e orarit te perfundimit te protestes dhe itinerarin e saj. Ne kerkesen per heqjen e imunitetit, Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama thote se zoti Baraj shperfilli kerkesat e ligjit, pasi nuk ka percaktuar kush donte ishin personat konkrete qe do te drejtonin tubimin dhe as ndihmesit e tyre, te cilet do te garantonin mbarevajtjen e tubimit.

Prokurorja e Pergjithshme thote se kjo shperfillje e ligjit ndikoi ne degradimin e protestes ne akte te dhunshme dhe per kete arsye krijohet dyshimi se zoti Bare ka konsumuar vepren penale te organizimit dhe pjesemarrjes ne grumbullime dhe manifestime te paligjshme. Procedimit penal ndaj 3 deputeteve te Partise Socialiste, eshte regjistruar ne date 20, por ai u be publik vetem nje dite me pare, kur prokurorja e pergjithshme, Ina Rama, deklaroi se i ka kerkuar kuvendit heqjen e imunitetit te tyre.

Top Channel