Klosi: Nuk ka përplasje në PS

24/01/2012 00:00

Një pikë force, që do t’i japë Partisë Socialiste një përafrim më të madh
me njerëzit e thjeshtë. Në këtë mënyrë e përkufizoi vendimin për
rishpërndarjen e anëtarëve të Asamblesë dhe Kryesisë në zona të tjera
nga të mëparshmet sekretari organizativ Blendi Klosi.

Ai hodhi poshte egzistencen e perplasjeve ne brendesi te selise roze per kete reforme, duke i cilesuar ato thjesht si debate dhe diskutime normale ne Partine Socialiste, qe sherbejne per forcimin e metejshem te demokracise se brendshme.

“Eshtë bërë mbase në ndryshim nga herët e tjera një ndarje me specifike, me e detajuar, ndarje e cila do të kërkojë që anëtarët e Asamblesë Kombëtare, anëtarë e Kryesisë, të zgjedhurit e të gjithë niveleve të PS, deri në fund të muajit mars të kenë një kontakt të plotë, 100 përqind në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke iu kërkuar qe jo vetem te kontaktojne strukturat tona per te pergatitur nje vit te forte elektoral, po për të përgatitur të gjithë realitetin shqiptar, për një lëvizje shumë të madhe ndërmerr në këtë vit, një lëvizje që ka të bëjë me rrugën e programit të PS. Ne do të kontaktojmë me cdo shqiptar, per t’i dhene atij informacion mbi programin tone, çfarë ne premtojmë që do të bëjmë  kur të vijmë në qeverisje, çfarë propozojmë që të bëjmë dhe çfarë ne ofrojmë kur të vijmë në qeverisje”, tha Klosi.

Ne fokus te programit do te jete edhe perfshirja ne te e mendimeve dhe propozimeve te njerezve te thjeshte, qe sipas Sekretarit Organizativ, do te perbejne boshtin e tij. Per zotin Klosi ne fokus te kesaj reforme eshte edhe maksimalizimi i rezultateve dhe rritja e efikasitetit te strukturave te Partise Socialiste, ne te gjitha zonat e vendit.

“Kjo është një ndarje që ka të bëjë me një program politik, i cili u miratua edhe në kryesi edhe ne Asamble ka detyra dhe afate konkrete, mbi të cilat do të punojë gjithësecili nga ne. Askush nuk është i pazëvendësueshëm në këtë parti, askush nuk është i pakritikueshëm dhe do të jetë puna e gjithësecilit që do të jetë kriteri bazë, vlerësimi për çdo anëtar kryesie, për çdo anëtar të Asamblesë Kombëtare, për çdo të zgjedhur të kësaj partie. Jemi të gjithë jo në shërbim të një grupi të caktuar, jemi të gjithë në shërbim të shumicës së popullsisë që nuk do më të qeveriset nga Sali Berisha”, tha Klosi.

Rritja me 30 perqind e anetaresise dhe hapja e metejshme e Partise Socialiste jane dy pika te tjera themelore ne te cilat sipas zotit Klosi do te fokusohet puna e te deleguarve te Partise Socialiste ne zona te ndryshme te vendit

Top Channel