Dënimi i Dishos, Ksera mbështet gjykatën

24/01/2012 00:00

Ministri i Punës dhe Cështjeve Sociale, Spiro Ksera ka deklaruar nga Korca se respekton vendimin e gjykatës në lidhje me dënimin e kreut të Organizates Omonia ,Naum Disho.

I dyzuar në lidhje me njohjen e kësaj organizate, Ksera është shprehur se nuk është në dijeni së cilës organizatë i përket Disho duke lënë të nënkuptohet se ekzistenca e dy Omoniave në Korcë është një problematikë shqetësuese.

Sipas tij cështjet e minoritetit grek u përkasin organizatave politike, por më parë duhet sqaruar se cila është Omonia e vërtetë.

I ndalur në Shtëpinë e Foshnjës në Korcë, Ksera përvecse është njohur me problematikën e saj, ka premtuar edhe më tepër mbështetje për komunitetin rom. Sipas tij Ministria e Punës është duke punuar për këtë komunitet në përputhje me strategjinë e BE.

Top Channel