41 kryetare bashkish dhe komunash në të gjithë vendin janë gjobitur me
miliona lekë nga Inspektoriati i Mjedisit, për shkelje të ligjit për
menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Kryeinspektori i Mjedisit Ilir Bala tha se gjobat me një vlerë nga 500 mijë në 1 milion lekë janë vendosur për mungesë pastrimi dhe grumbullimi të mbetjeve. Nese shkeljet do te vijojne, mbi kryetaret e pushtetit vendor do te behen kallezime penale per ndotje mjedisi.

“Ndryshimi në ligj që këto gjoba i vendosën kryetarëve te njësive vendore, i referohen ligjit të ri të menaxhimit të integruar të mbetjeve, i cili ngarkon me përgjegjësi për moszbatim të kushteve të mjedisit dhe mospastrim të territorit, direkt drejtuesit e këtyre njësive vendore. Përsa i përket procedurës së vjeljes së gjobës, me daljen e ligjit të ri të kundravajteve administrative, këto gjoba janë urdhër ekzekutiv dhe të gjitha njësitë e inspektoriateve nëpër qarqe dhe në qendër i dërgojnë pasi kalohet koha e ankimimeve administrative, ui dërgojnë këto gjoba në gjykatë dhe gjykata i nxjerr urdhërat e ekzekutimit, të cilët ia con njësive përmbarimore për ekzekutim”, tha kryeinspektor Ilir Bala.

Nese kryetaret e komunave apo bashkive nuk do te zbatojne ligjin de do te qendrojne indiferente ndaj ndotjes se mjedisit dhe mosmenaxhimit te mbetjeve, ndaj tyre do te rendojne sanksione te renda.

Top Channel