Mjedisi penalizon vendorët

23/01/2012 00:00

Qeveria është e pakënaqur nga pushteti vendor në lidhje me zbatimin e ligjit për menaxhimine integruar të mbetjeve.

Pas një kontrolli në terren, Ministria e Mjedisit ka penalizuar 41 kryetarë bashkish dhe komunash me gjoba që variojnë nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë për mospastrim të territoreve nga mbeturinat si dhe mungesë të grumbullimit të tyre.

Kryeinspektori i mjedisit tha se në rast se shkeljet do të vazhdojnë, ndaj krerëve të pushtetit vendor do të ketë deri dhe kallëzime penale.

Javën e kaluar në një takim me kryetarët e komunave të Shqipërisë kryeministri, Sali Berisha e cilësoi mjaft problematike menaxhimin e mbeturinave nga pushteti vendor.

Sipas tij, cdo pushtetar duhet të marrë masa që territori të cilin administrojnë të zbatojë me përpikmëri ligjin e menaxhimit të mbetjeve Ministria e Mjedisit kanë deklaruar se do të vazhdojnë të monitorojnë zbatimin e ligjit dhe se do të vendosin  sanksione të rënda për ata që e shkelin atë.

Top Channel