Në orën 13.00, ashtu sic kishte paralajmëruar, pa u tërhequr prej planeve të saj, “ Lëvizja Vetendosja” nisi protestën në dy pikat kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë kundër hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Qindra përkrahës duke sfiduar temperaturat e ulta u grumbulluan në pikat kufitare, për të ndaluar mallra nga Serbia. “Lëvizja Vetevendosja” kishte caktuar disa kujdestarë me shirita të kuq, të cilët kontrollonin turmën.

Deri në orët e vona të pasdites asnjë kamion me targa serbe nuk ka kaluar, ndërsa u lejuan të gjithë automjetet me targa të huaja.

Lideri i kësaj levizje, Albin Kurti, në një deklaratë për Top Channel, ndërsa ndodhej në pikën kufitare të Merdarës tha se protesta është e drejte, në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe prodhimeve të vendit.

“Kjo ka treguar edhe njëherë që qytetarët e Kosovës, populli shqiptar nuk frikësohet përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë së Kosvës për të zbrapsur qytetarët ata erdhën në këtë protestë paqësore që të bllokohen automjetet me targa serbe. Ne jemi për zbatim të reciprocitetit që nuk po e zbaton qeveria e Kosovës”, tha lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.  
 
Ndryshe nga protesta e 14 janarit, protestuesit nuk kanë bllokuar tërsisht rrugën por vetëm njërën korsi të saj, gjë që po mundësohet lëvizja e lirë të automjeteve të tjerë. Si vëzhgues në protestën e Merdarës ishte dhe diplomati amerikan Uilliam Ualker.

Parlamenti i Kosovës, miratoi te premten një mocion të ri për reciprocitetin me Serbinë, në mbështetje me marrëveshjet e arritura me Beogradin, në kuadër të dialogut. Përfaqesuesit e Vetevëndosjes e kanë quajtur të turpshëm dhe antikushtetues mocionin e së premtes.

Situata gjatë mbrëmjes

Protesta e lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, siç raportojnë korrespondentët e TCH në vendngjarje.

Në pikën kufitare të Merdarës, herë pas here kanë kaluar automjete me targa të huaja, por nuk janë lejuar ato me targa serbe. Protestuesit kanë ndezur vatra zjarri për t’u ngrohur, ndërsa aktivistët kanë shpërndarë ushqime pa bërë të ditur kohëzgjatjen e protestës.

Nuk ka pasur tensione dhe numri i forcave të policisë nuk është shtuar.

Në pikën tjetër kufitarë atë të Dheut të Bardhë, kanë mbërritur disa autobusë për të larguar portestuesit, por nga raportet e fundit të korrespodentëve të TCH në vendngjarje nuk dihet nëse ata do të qëndrojnë apo largohen, pasi edhe vetë drejtuesit lëvizjes VV nuk kanë deklaruar vazhdimin apo përfundimin e protestës.

Situata në të dyja pikat kufitare atë të Merdarës dhe Dheut të Bardhë ka qenë e qetë, pavarësisht se asnjë automjet me targa serbe nuk është lejuar të kalojë.  

FOTO GALERI
1/11
Vetëvendosje në Merdare

Top Channel