Shkodër, tritol në shtëpinë e të dënuarit

22/01/2012 10:30

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mengjezit të sotën në lagjen Ndocaj, të qytetit të Shkodrës, në  banesën e shtetasit Admir Tafili, përson ky që një vitë më parë qëlloi për vdekje në shenjë hakmarrje dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prelë Pjetrushit.

Eksplozivi ishte vëndosur në portën e jashtme të shtëpisë, duke shkaktuar vetem disa dëme materiale.

E zonja e shtëpisë Kimete Tafili, tregoi se për arsye sigure, në banesë nuk jetonte njeri dhe sa ajo qëndronte tek komshiu. Në një apel drejtuar autoriteteve, Kimetja kërkoi nga shteti zbardhjen e ngjarjes, pasi theksoi se nuk ishte hera e parë që e kërcënonin ose i vinin eksploziv tek dera.
 
Ndërkohë, policia e Shkodrës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Burime konfidenciale pohuan se një nga disa pista hetimi që janë ngritur është ajo e hasmërinë mes familjes Tafilit dhe Pjetrushit.

Histroria e konfiktit mes familjeve Tafili dhe Pjetrushi nis më datën 2 gusht të vitit 2000, kur policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e shtetasit Bahri Tafili, kryefamiljarit të familes. Gjatë këtij operacioni, mbeti i vrarë drejtori i policisë së Shkodërs, Arben Zylyftari. Gjithashtu, gjatë operacionit u vra dhe i kërkuari Bahri Tafili. Pas operacionit, policia arrestoi djalin e madh, Genc Tafilin, nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim si bashkëautor më babain dhe sot ai ende vuan dënimin prej 25 vitesh burg.

Në lidhje me vrasjen e Bahri Tafilit dhe të drejtorit të policisë, Arben Zylyftari, familja Tafili akuzoi ish-shefin e krimeve, Prel Pjetrushi, si organizator të të gjithë ngjarjes.

Më pas, në vitin 2001, ndaj shefit të krimeve, Prel Pjetrushit kryhet një atentat, ku derdhet një breshëri plumbash në momentin që ai po futej në banesë. Pavarsisht se merr disa plumba në trup, shefi krimeve arrin të shpëtoje dhe pas shërmit largohet për në SHBA  për arsye sigurie.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia arrestoi pas shumë operacionve policore vëllain e vogel të familjes Tafili, shtetasin Admir Tafili dhe në vitin 2002, ai u dënua me 22 vite burg për atentatin në fjalë.

Sidoqoftë, në 2 tetor të vitit 2010, 35-vjeçari arritiset nga burgu, duke bërë një ikje spektakolare nga shtëpia e tij pasi kishte siguruar një një leje të posaçme nga burgu i Shën Kollit, për të takuar familjarët.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan të gjithë policët e togës së shoqërimit, mjeku i burgut dhe u pezulla nga detyra drejtori i burgut, por më 27 korrik të vitit 2011,  për të 13 të akuzuarit u dha pafajsia.

Megjithse u bënë shumë kërkime nga policia, nuk u bë  e mundur kapja e Admir Tafilit, i cili arriti të sfidojë policinë e Shkodrës dhe më 18 mars të vitit 2011, vetem 6 muaj pas arratisjes spektakolare, Admir Tafili qëllon për vdekje pas një prite pranë banesës së tyre dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve, shtetasit Tonin dhe Gjovalin Pjetrushi.

Kështu, Admir Tafili arrin qëllimin për të cilin ishte arratisur nga burgu duke vrarë në shenjë hakmarrje vëllezërit e ish-shefit të krimve ku ky i fundit akuzohej nga  familja Tafili si autor i vrasjes së babait të tyre dhe të drejtorit të policis Arben Zylyftari.

Një muaj pasi kreu vrasjen e dyfishtë, Admir Tafili, arrin të prangoset në Tiranë nga  forcat Renea dhe sot vuan dënimin në burgun e siguris së lart.

Top Channel