Ngrijnë serrat me ngrohje

21/01/2012 00:00

Rritja e çmimit të karburanteve ka goditur rëndë biznesin e fermerëve që
kanë ndërtuar serra me ngrohje për të garantuar prodhimin e perimeve
edhe në stinën e dimrit. Serra e Vaqarrit është një nga serrat më të
mëdha në vend, rreth 1 hektarë, që përdor ngrohjen me kaldaje per
prodhimin e domates ne cdo stine.

Si kjo serre ne Shqiperi jane vetem dy te tjera, qe perdorin teknologji te avancuar ne prodhim. Por ditet e fundit me ngrica kane shkaterruar nje pjese te konsiderueshme te prodhimit. Administratoret thone se nuk mund te perdorin kaldajen per shkak te rritjes se ndjeshme te çmimit te karburantit.

“Për shkak të temperaturave të ulëta domatet kanë ngrirë dhe prodhimi i parashikuar për deri në fund të marsit tani ka shkuar dëm. Nuk mund të përdorim kaldajën, sepse çmimi i karburantit është shumë i lartë”, thotë Julian Kanto, administrator i serrës së Vaqarrit.

Administratori thote se ne keto dite te ftohta, per te mbajtur kaldajen e serres ndezur duhen te pakten 2 mije litra nafte ne dite. Sipas tij, rritja e çmimit te karburantit  prej 30 perqind krahasuar me nje vit me pare, ka bere  qe shpenzimet e karburantit te zene 40 perqind te kostos se prodhimit. Disa vite me pare, per nxitjen e ndertimit te serrave me ngrohje, qeveria subvenciononte perdorimin e karburantit dhe cmimi nuk ishte me i larte se 40 leke per liter, ndaj kosto  e prodhimit ishin te ulta.

Domatja e prodhuar ne serrat e vendit shitet totalisht ne tregjet e pakices me rreth 90 leke per kilogramë, ndersa ajo e importit mestarisht 30 leke me shtrenjte. Nga keto serra tregu vendas furnizohej dy here ne vitit ne periudhen e dimrit duke amortizuara rritjen e çmimit nga importi deri ne futjen e prodhimit te fushes ne kohen e pikut. Nga demi i shkaktuar humbet fianciarisht tashme jo vetem biznesi por edhe konsumatori.

Top Channel