Dy aksidente rrugore me pasojë dy viktima janë regjistruar pasditen e së shtunës në qarkun verior të Shkodrës.

Një prej aksidenteve ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një person, drejtues i një automjeti.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Krye Bushat, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Për rrjedhojë, njoftojnë burimet, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mjeti tip “Benz” me targë “AA 710 AF” dyshohet se doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe.

Vetëm pak më vonë një kopie e aksidentit të parë është regjistruar, këtë herë në aksin që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit, edhe këtu me një viktimë.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, shtetësja Hana Braka ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën ajo udhëtonte ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, tre persona të tjerë që udhëtonin bashkë me 42-vjecaren Braka kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve, të aksidentuarit dhe viktima janë anëtarë të së njëjtës familjes.

Më 11 janar në vend hyri në fuqi kodi i ri rrugor, që parashikon ndëshkime më të rrepta për drejtuesit e automjeteve që shkelin ligjin, por për efektet e tij është ende herët.

Gjoba të ashpra është parashikuar të vendosen vecanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, dhenien e automjetit një personi që nuk ka patentë, si dhe për largimin nga vendi i aksidentit.


Ndryshimet në Kodin Rrugor u kritikuan
para pak kohësh nga ekspertë të pavarur të sigurisë rrugore, të cilët shprehën rezervat e tyre në vecanti për kapitullin ku flitet për gjobat.

Eksperti Gëzim Hoxha dekaroi për Top Channel se nuk mund të vendosen gjoba të dyfishuara për shoferët, në një kohë që atyre nuk u ofrohet një rrugë brenda parametrave si dhe një sinjalistikë e zbatueshme.

Top Channel