Votime në Universitete

20/01/2012 00:00

Universitetet publike në mbarë vendin votojnë sot për drejtuesit e lartë të tyre, rektorët, dekanët dhe shefat e departamenteve.

Stafi i pedagogeve, studentet dhe administrata e shkollave te larta publike i janë drejtuar sot kutive te votimit për zgjedhjen e drejtuesve te rinj.

Sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Arsimit, në zgjedhje marrin pjesë 11 universitete, 60 fakultete dhe mbi 250 departamente.

Çdo universitet ka rregulloren e tij dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Pothuajse të gjithë dekanët dhe rektoret kandidatë në zgjedhje, synojnë një mandat te dyte, te drejte qe ua jep ligji i sapondryshuar i arsimit te larte.

Mandatet e drejtuesve te shkollave te larta janë 4-vjeçare. Rektori dhe dekani nuk mund te qëndrojnë ne këtë post me shume se dy mandate radhazi. Ndryshe nga zgjedhjet e politikes, ne universitete votat përllogariten me përqindje. Kështu votat e gjithë stafit akademik përbejnë 75% te procesit, 20% e zë vota e studenteve dhe 5% ajo e administratës publike.

Procesi zgjedhor mbyllet sot në orën 16 e më pas do të nisë numërimi i votave.Sipas informacioneve jo zyrtare, thuhet se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në universitete do të publikohet një ditë më pas.

Zgjedhjet në Universitete, Kule përballë Hafizit

Zgjedhjet në universitete nisin ditën e hënë dhe gara më e fortë duket se është për pozicionin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

Per kete pozicion drejtues janë dy kandidatura, Profesoresha e Asociuar Mimoza Hafizi, si dhe Profesor Doktor Dhori Kule, i cili rikandidon për këtë post për të dytin herë. Por cilet jane dy profesoret për të cilët me 20 shkurt do të votojnë mijëra studentë, pedagogë dhe staf jomësimor?

Mimoza Hafizi eshte diplomuar ne vitin 1985 ne degen Fizike Speciale 5-vjecare, ku ka marre edhe medaljen e artë.Ne vitin 1991 është diplomuar në Master (DEA) i Fizikës Teorike,Ecole Normale Superieure de Paris, Francë, dhe eshte Doktoruar në 1995, në lëndën Drejtimi i Fizikës Teorike, në Universitetin Paris VII, Francë.

Por cila eshte plaftorma e saj per drejtimin e universitetit te Tiranes? Zonja Hafizi eshte ndalur ne tre pikat me themelore per te, qe jane diploma me cilesore, autonomi deri ne nivelin baze dhe menaxhim transparent i fondeve

“Ruajtja dhe progresi cilësor i diplomave të Universitetit të Tiranës. E kam përcaktuar si linjë themelore në kontekstin e një arsimi të lartë, i cili po zhvillohet në mënyrë kaotike dhe cilësia e diplomave, që ofrohen sot është mjaft e turbullt. Unë kam paraqitur vendosmërinë që Universiteti i Tiranës duhet të jetë lider në arsimin e lartë shqiptar, në drejtim të cilësisë së diplomave që ofron për studentët. Në pikëpamjen e marrëdhënieve në hierarkinë e Universitetit kam përcaktuar si themelore autonominë, decentralizimin dhe delegimin e kompetencave autonominë deri në nivelin bazë. Unë e kam theksuar fort që duhet të kemi transparencë maksimale dhe vendimmarrje të përbashkët, kur është fjala për projekte themelore, të cilat peshojnë në Universitetin e Tiranës”, thotë Hafizi.

Perballe saj, rikandidon profesor doktor Dhori Kule, i cili ka drejtuar Universitetin e Tiranes per kater vjet. Zoti Kule eshte diplomuar ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes. Ne vitin 1997 eshte zgjedhur Dekan i Fakulteti Ekonomik dhe e ka drejtuar kete fakultet per 10 vjet. Me pas ne vitin 2008 eshte zgjedhur Rektor i Universitetit te Tiranes, ku ka qene nje nga mbrojtesit me te forte te universiteteve publike.

Zoti Kule eshte shprehur ne platformen e tij se sfidat e janë të shumta dhe nevojitet bashkëveprim dhe punë për të realizuar objektiva, ne menyre qe ta kthejne cilësinë si kryefjalë të universitetit për të mundësuar fuqizimin e kërkimit shkencor, si dhe për të realizuar përmirësimin infrastrukturor nëpërmjet një kampusi modern që do të përfundojë brenda 4 viteve të ardhshme.

“Cilido departament në Universitetin e Tiranës, – ka thënë zoti Kule, –  duhet të ketë dhe do të ketë një buxhet të miratuar në fillim të vitit buxhetor, që do të përdoret sipas nevojave te tyre. Në funksion të kërkimit shkencor, organizimin e konferencave shkencore dhe botimin e publikimeve në revista të huaja”.

Rishikimi i skemës së financimit të kërkimit është një pikë që nuk mund të anashkalohet në një moment kur nevoja për të rritur produktet shkencore nuk është vetëm shtysë e botës shkencore internacionale, por edhe e institucioneve publike dhe private shqiptare.

Top Channel