" /> ">

Përmet, gjyqi për Shtëpinë e Kulturës, 10 nën akuzë

20/01/2012 00:00

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Përmet nisi çështja penale në ngarkim
të 10 personave, të cilët janë nën akuzë nga Prokuroria per shkatërrimin
e Shtëpise së Kulturës “Naim Frasheri” në këtë qytet.

Kjo qender ndryshoi destinacion ne menyre te dyshimte dhe aty nisi ndertimi i nje kishe ortodokse. Prokuroria e rrethit Permet nisi çeshtjen pas publikimit te rastit ne media, nderkohe qe nje kallzim eshte bere edhe nga nenprefekti.

Mes te akuzuarve ne kete ceshtje gjyqesore eshte edhe prifti Athanas Qerimi per ndertimin pa leje gjithashtu edhe ish-kryetari i Bashkise permet Edmond Komino dhe 3 policet Bashkiak per shperdorim detyre. Njekohesisht jane paditur edhe punetoret e kontraktuar nga kleriku per ndertimin e godines se kishes.

Top Channel