Monumentet e kulturës me qera

20/01/2012 00:00

Pjesa më e madhe e objekteve të trashëgimisë kulturore në pronesi të
shtetit që janë të vizitueshme, do të jepen me koncesion për biznesin.
Afati i koncesionit do të luhatet nga 20 deri në 99 vjet, kur do të
aplikohet forma e dhënies me amfiteozë.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka pergatitur nje liste, e cila do te jete perfundimtare pas miratimit nga Ministria e Kultures, disa dite me vone.
 
“Janë një sërë objektesh, rreth 30-40 te tilla. Pak e dinë që vec Kalasë së Ndroqit, ka edhe në Tujan e Dajt, mund të lihen pika të tilla.Ka disa hamame qe mund te kthehen ne ekspozita. Unë do të isha që të fitonin funksionin e fillimit, ose në Elbasan disa kulla, apo në Berat e ne vende te tjera”, tha drejtori i Institutit Apollon Baçe

Sipas Baçes, fondet per mirembatjen e objekteve te trashëgimisë kulturore jane te pamjaftueshme. Dhenia me koncesion, sipas tij do te lehtesoje barren e buxhetit pasi 80 perqind e shpenzimeve do te synohet te perballohet nga biznesi, i cili do te lejohet qe brenda ketyre monumenteve te kryhej aktivitet tregtar, qe Baçe thote se do te behet me disa kushte.

“Kushtet janë të qarta. Ka një bazë ligjore për të, duhen bërë kontratat me Ministrinë, meqë është ajo që i jep këto objekte. Po të jenë sipërfaqe mbi 200 metra, duhet t’i bëjë Ministria. Vilet një lloj takse apo qeraje për këto objekte”, tha Baçe.

Drejtori i Institutit shpjegon edhe si shteti do të kontrollojë ndërhyrjet e biznesit në këto monumente të trashëgimisë kulturore pas marrjes me koncension.

“Projektet përgatiten nga institutet e rivitalizimit. Ne kemi rregullin që duhet të këtë një kolaudator dhe një  supervizor. Nëpërmjet këtyre dy elementve ne i ndjekim gjatë gjithë kohës, që të mos ketë devijime nga projekti fillestar.”, tha Baçe.

Objektet e para qe do te jepen me koncesion, por te clat tashme ka edhe projekte te gatshme jane Kalaja e Lezhes, kalaja e Ndroqit ne Tirane dhe kullat e Kalase se Elbasanit.

Top Channel