Mirditë, protestë për dritat

20/01/2012 00:00

Banorët e disa fshatrave të komunës Kaçinar në Mirditë kanë protestuar pasi prej dy muajsh nuk kanë energji elektrike.

Me pankarta në duar ata kanë kërkuar ndihmën e deputetëve dhe institucioneve shtetërore. Më pas në mënyrë simbolike kanë ndezur qirinj në hyrje të zyrave të CEZ-it.

Protesta drejtohej nga kryetari komunës dhe pjesë e saj ishin edhe drejtuesit e degëve të dy partive më të mëdha.

Kryetari i komunës ka kërkuar zgjidhjen e këtij problemi brenda datës 30 janar. Ai tha se në datën 1 shkurt banorët do të bllokojnë rrugën nacionale dhe zyrat e CEZ-it.

Përfaqësues të kompanisë CEZ bëjnë të ditur se e gjithë zona është 100 përqind debitore. Atje është djegur një transformator dhe një tjetër është vjedhur dhe CEZ thotë se nëse nuk bëhen pagesat e faturave, nuk do të vendosë asnjë transformator të ri.

Top Channel