Krerët e opozitës janë takuar për të diskutuar dhe organizuar homazhin për 4 të vrarët e 21 janarit.

Një vit më pas, në të njëjtën datë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 11:00 do të organizohet ceremonia përkujtimore e opozitës së bashkuar për Ziver Veizin, Faik Myrtajn, Aleks Niken dhe Hekuran Deden.

Preç Zogaj pas takimit ka ftuar shqiptarët t’i bashkangjiten homazhit, jo thjesht si një moment përkujtimor, por edhe si një apel ndaj organeve të drejtesise per te zbardhur autoret e kesaj ngjarjeje te rende.

“Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë që të marrin pjesë në këtë homazh, në mënyrë që me praninë e tyre të mbështesin dhe të nxisin zbardhjen e kësaj tragjedie nga ana e Prokurorisë, vendosjen e drejtësisë, shlyerjen e kësaj njolle historike në trupin e demokracisë shqiptare. Në këtë rast, në emër të partive të opozitës, dëshiroj të përshëndes qëndrimin e një ditë më parë të trojkës së ambasadorëve, të cilët i quajtën të pafalshme vrasjet e 4 qytetarëve dhe ashtu është, të pafalshme qenë, dhe presim me padurim që drejtësia të thotë fjalën e vet për to”, tha Zogaj.

Itenerari i parashikuar nga organizatoret e ketij homazhi do te jete i njejte me ate te 28 janarit te vitit te shkuar. Njerezit do te marshojne nga Partia Socialiste drejt vendit ku do te jene te vendosura kater fotografite e viktimave.

Ashtu si nje vit me pare eshte parashikuar qe te jete e vendosur nje stende apo vije ndarese qe nuk do t’i lejoje turmes te kaloje ne pjesen e bulevardit perpara kryeministrise. pas homazhit do te organizohet nje tjeter aktivitet tek salla e Akademise se Arteve. Nderkohe pasite perfaqesues te Partise Socialiste do te jene prezent ne ceremonite personale te familjareve te viktimave ne zonat perkatese.

Ambasadorja britanike: Hetimet, të mos vonojnë

Në prag të përvjetorit të protestës së 21 janarit, ambasadorja britanike në Tiranë Fiona McIlëham, nëpërmjet një deklarate për mediat, thotë se “mendimet tona janë me familjet e atyre që u vranë. Fillimi i vitit të kaluar ishte një moment shumë i trishtuar për Shqipërinë dhe për demokracinë në Shqipëri. Sic e kane deklaruar edhe miqte nderkombetarë, është shumë e rëndësishme, sidomos për familjet, që të jepet drejtësi. Janarin e kaluar, ministri ynë per Europen, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet – me të vërtetë, nuk duhet të vonohet. Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët per hetimin”.

“Drejtësia, – thotë ambasadorja britanike, – kërkon institucione profesionale të paanshme, te cilat besohen nga publiku se po veprojne me paanshmeri dhe ndiqen me kujdes nga media për t’u siguruar se janë të drejtë”.

Vetëm disa javë më parë ne Britani, denimi i dy burrave pas 19 vjetesh për vrasjen raciste të një nxënësi, vertetoi perseri rolin thelbesor qe luajne presioni publik dhe presioni mediatik ne shtyrjen perpara te reformave dhe për të siguruar se asnje nuk qendron mbi ligjin.

Top Channel