Aftësia e kufizuar, të rinjtë: Të përfshihemi në aktivitete

19/01/2012 00:00

Të rinjtë me aftësi të kufizuar kanë kërkuar të përfshihen në proceset e
vendimarrjes, jo vetëm për cështjet që i përkasin atyre.

Me mbështetjen e OSBE-së, Këshillit Britanik dhe ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë, të rinjtë me aftësi të kufizuar kanë krijuar forumin rinor, i cili sipas tyre erdhi si pasojë e pjesëmarrjes së ulët në vendimarrje.

Edhe ambasadorja britanike në Tiranë Fiona McIlwham ka përshëndetur nismën e të rinjve me aftësi të kufizuar.

Ambasadorja britanike ka premtuar se do te vazhdoje te mbeshtese te rinjte me aftesi te kufizuar me projekte per te perkrahur gjitheperfshirjen e tyre ne arsimim, punesim dhe ne jeten sociale.

Top Channel