Acari “ngrin” shkollat

19/01/2012 00:00

Ngricat dhe dëbora kane pushtuar shumë qytete te vendit duke cuar ne
mbylljen e qindra shkollave. Vetëm në rrethin e Korces, është pezulluar
mësimi në 88 institucione,deri në një afat të pacaktuar.

Edhe ne disa zona te Ersekes dhe Pogradecit, ne shume shkolla jane mbyllur dyert pasi mesuesit dhe nxenesit e kane te pamundur te zhvillojne mesimin normal. Rruget jane mbuluar nga debora dhe i ftohti ndihet edhe ne klasa.

Edhe ne kryeqytet situata paraqitet e veshtire ne keto dite kur termometri ka zbritur ne temperatura nën zero gradë. Në shumë shkolla dhe kopshte, ngrohja kryhet me energji elektrike ose mungon tërësisht.

“Ngrohja bëhet me energji elektrike dhe më shumë vëmendje kemi patur për ciklin e ulët. Procesi mësimor ka vijuar normalisht”, thotë drejtoresha e shkollës ‘1 Maji’, Albana Tahiri, ndërsa të pyetur fëmijë të shkollave të ndryshme thonë se vishen shumë trashë dhe nëpër klasa mbajnë edhe doreza dhe kapuçë për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Edhe ne shkollat por edhe kopshtet, të cilat janë me sistem qendror ngrohjeje, mësohet se kaldajat punojnë tre deri në katër orë në ditë, pas një vendimi të Bashkisë së Tiranës.

Ne keto dite te ftohta ne shume shkolla ku sistemi i ngrohjes mungon teresisht ka patur edhe shkurtim te oreve te  mesimit.

Top Channel