Ndotja, gjoba kryekomunarëve

18/01/2012 00:00

Pas denononcimit të ndotjes masive që është kryer në lumenjtë Vjosë dhe
Drino, Inspektoriati i Mjedisit ka vendosur gjoba personale mbi
kryetarët e disa komunave në Gjirokastër. Ministria e Mjedisit sqaron se
pushteti lokal eshte i detyruar ta zbatoje kete ligj.

“Aktualisht procesi i vendosjes së tarifave të menaxhimit të mbetjeve është përgjegjësi dhe detyrë e pushtetit vendor dhe këshillit, të cilët përcatojnë nivelin e tarifës. Por tarifa gjithnjë do të orientohet nga kostoja e menaxhimit të mbetjeve”, tha Pëllumb Abeshi, drejtor i Politikave në Ministrinë e Mjedisit.

Sipas të dhenave zyrtare mësohet se janë disa kryetarë bashkish dhe komunash në të gjithë vendin, të cilët këto ditë janë gjobitur personalisht me 500 mijë deri në 1 milion e 500 mijë lekë, pasi ata nuk kane zbatuar te gjitha detyrimet qe u percakton ligji per menaxhimin e integruar te mbetjeve.

Kryetaret e komunave kane te drejten e ankimimit dhe me pas ceshjta kalon ne gjykate. Mbi bazen e vendimit qe merr gjykata ceshtja kalon ne permbarim, nje strukture qe ka te drejte te nderhyje ne llogaritë bankare personale, nese kryetaret e pushtetit lokal refuzojne te paguajne gjobat. Mosfunksionimi i landfilleve, hedhja e mbeturinave ne lumenj apo ne vende qe nuk jane percaktuar nga pushteti lokal ka sjelle nje ndotje masive te mjedisit, çka e ben te veshtire, zbatimin e ligjit per menaxhimin e mbetjeve, i cili ka nje kosto prej 150 mije eurosh.

Top Channel