Berisha: Të privatizohen pyjet

18/01/2012 00:00

Kryemistri i vendit Sali Berisha u kërkoi kryetarëve të komunave të
fusin pyjet që ato kanë nën administrim në proces privatizimi, për t’i
mbrojtur nga shkatërrimi.

Kryeministri u ka komunikuar krereve te pushtetit lokal, se tashme kane kompetenca te plota ne administrimin e territorit.

“Jemi përpjekur të bëjmë transferime të mëdha të pyjeve. Dua t’ju njoftoj se gjatë këtij viti qeveria qendrore do të zbresë në jo më shumë se 10 përqind të pyjeve të vendit në parqet kombëtare. Por duke vendosur t’i transferojmë të gjitha tek ju, unë ju ftoj juve të bëheni pjesë aktive e privatizimit të pyjeve. Ky do të jetë viti i privatizimit masiv të pyjeve.

Kryemistri ka kritikuar ashper kreret e komunave per situaten e rende te ndotjes ne zonat rurale, ku ne pjesen derrmuese mbeturinat nuk mblidhen ose hidhen ne shtreterit e lumenjve.

“Në të gjithë territorin e komunave tuaja, aty ku dalin plehra, ato janë simbol. Shumë bëhen automatikisht simbol i qeverisjes vendore. Një pjesë e mirë nuk i regjistrojnë pyjet që neve u kemi transferuar. Nuk merrni mundimin të shkoni t’i regjistroni në hipotekë. Kërkuat nga ne që të heqim tarifat, duke thënë se ‘janë të larta e s’mund t’i paguajmë’. Ua hoqëm dhe tarifat.Ka një taksë që është më e ndershmja dhe më mirë e proporcionuar në Shqipëri dhe në çdo vend të botës, taksa e pronës. Ju nuk e mblidhni atë ose e mblidhni në një përqindje jashtëzakonisht të parëndësishme”, tha Berisha.

Kryeminsitri Berisha u shpreh se komunat duhet te tregojne performance te mire fiskale pasi, ne kuader te decentralizimit, ata  administrojne te gjithe burimet e te ardhurave.

Top Channel