Pushohen hetimet për Evsen

17/01/2012 00:00

Tetë muaj pas regjistrimit të procedimit penal ndaj bosit të disa
kompanive të njohura në Shqipëri mes të cilave edhe të kompanisë
“Albanian Airlines”, Prokuroria e Tiranës pushon hetimet ndaj Ali Evsen
me argumentin se ai nuk është përfshirë në Shqipëri në transferta të
dyshimta parash. 

Egjiptiani i arrestuar ne Spanje dhe per te cilin autoritetet e ketij vendi dyshonin se duke qene prane miqve te ish-presidentit Hosni Mubarak kishte pastruar para edhe ne Shqiperi, pervecse ne Spanje, rezulton sipas hetuesve te mos e kete kryer kete veper penale ne vendin tone. Burimet jo zyrtare te Top Channel pohuan ne telefon se, pasi priten disa muaj pergjigje nga leterporosia e derguar ne Spanje dhe Turqi, nga materialet qe u sollen, nuk ka asnje te dhene qe hedh dyshime per Ali Evsen.

Disa dite pasi Ali Evsen u arrestua ne Madrid, me  23 qershor te 2011, njesia task force nisi hetimet per shtetasin egjiptian, pas informacioneve te deleguara nga Policia e Shtetit ku thuhej se Ali Evsen ishte arrestuar ne Spanje se bashku me disa shtetas te tjeter ne kuader te hetimit per perfshirje ne veprimtari te rryshfetit, pastrimit te parave dhe korrupsioni ne transaksionet tregtare.

Brenda 72 oreve gjykata vendosi sekuestro preventive per te gjitha llogarite bankare dhe veprimet financiare te rreth 12 subjekteve te lidhura me biznesmenin Ali Evsen ku ai eshte ortak, aksioner apo administrator. Gjate ketij procesi ne nje komunikim per mediat, kompania ajrore Albania Airline deklaroi se ngrirja e llogarive bankare automatikisht bllokon gjithe aktivitetin tregetar te saj. Ali Evsen, i cili eshte liruar edhe nga autoritetet spanjolle perballe nje mase me te lehte, eshte nen proces hetimor tashme vetem ne Spanje si i dyshuar per nenshkrim te kontratave fiktive me egjitianin Hysein Salem, person i afert me ish-presidentin Hosni Mubarak.

Top Channel